Drenica Hackers Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Drenica Hackers Crew


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Moda “Obama” mberrin ne Shqiperi

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 103
Join date : 12/06/2009
Age : 29
Location : n'bOten e GjaLL !!..

Moda “Obama” mberrin ne Shqiperi Empty
MesazhTitulli: Moda “Obama” mberrin ne Shqiperi   Moda “Obama” mberrin ne Shqiperi Icon_minitimeTue Jun 23, 2009 6:59 pm

--------------------------------------------------------------------------------
Blackberry, teknologjia qe lejon marrjen e e-maileve ne kohe reale ne celular eshte shume i perhapur, kryesisht ne Shtetet e Bashkuara.

Por ai u be i famshem nga presidenti amerikan Barack Obama, i cili ishte kaq i lidhur me te sa theu rregullat e sigurise dhe vazhdon ta perdore edhe ne Shtepine e Bardhe.

Tashme Blackberry eshte nje realitet i biznesit ne Europen perendimore, por se fundi kjo teknologji prej te merkures eshte ne dispozicion edhe te perdoruesve shqiptare.

Nje nga kompanite celulare ne vend prezantoi sot Blackberry-n, programin qe mundeson perdorimin e te gjitha opsioneve te telefonit celular me te njejtin emer.

Ky telefon i pajisur me programin Blackberry eshte nje minikompjuter per nga permasa, por jo per nga funksionaliteti.

“Blackberry eshte teknologjia e famshme lider ne bote per telefonat celulare “Smart”, qe ka revolucionalizuar menyren e komunikimit te klienteve personal dhe te biznesit. Ka e-mail ne kohe reale, organizues personal, kalendar dhe shume opsione te tjera”, deklaron Haris Broumidis, drejtor i “Vodafone Albania”.

Por cfare risie pritet te sjelle per biznesin shqiptar ky program? “Nje biznesmen nepermjet ketij telefoni mund te kete zyren ne doren e tij. Nuk ka rendesi nese perdoruesi eshte ne rruge, ne plazh, apo duke perdorur sherbimin roaming, Blackberry ofron akses te kombinuar me levizshmeri, lidhje te sigurte dhe transferim materialesh, mundesi per te bere ofertat e biznesit ne rrjet, prenotime, etj. Ne kete menyre kursehet shume kohe dhe kjo per biznesin do te thote me shume produktivitet”, sqaron Broumidis.

Blackberry eshte gjithashtu nje element me shume qe bashkon Shqiperine me tregun e zhvilluar te teknologjive te Perendimit. Nje hallke integrimi qe nis nga pellemba e dores.

--------------------------------------------------------------------------------

blackberry-storm-touch-screen.jpg (33.02 KB, 450x300 - E shikuar 3 Herë.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://dhc-team.albanianforum.net
 
Moda “Obama” mberrin ne Shqiperi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers Crew :: Informohu & Qendra e Forumit :: Revista Informatike-
Kërce tek: