Drenica Hackers Crew


 
ForumKërkoRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 Virus i ri në Facebook

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin

Numri i postimeve : 103
Join date : 12/06/2009
Age : 24
Location : n'bOten e GjaLL !!..

Virus i ri në Facebook Empty
MesazhTitulli: Virus i ri në Facebook   Virus i ri në Facebook Icon_minitimeTue Jun 23, 2009 7:06 pm

Virus i ri në Facebook
« më: 08-12-2008, 14:02:44 »

--------------------------------------------------------------------------------
Virus i ri në Facebook

Në Facebook është paraqitur virusi i emëruar "Koobface" i cili kërcënon që me anë të shkëmbimit të porosive të rrezikoj kompjuterët e 120 milionë përdoruesve të këtij shërbimi.

Qëllimi bazë i virusit i cili e ka përfshirë këtë faqe të popullarizuar të internetit për rrjetëzim shoqëror është mbledhja e informacioneve siç janë numrat e kartelave bankare të përdoruesve.

"Disa viruse kanë tentuar të shfrytëzojnë Facebookun në mënyrë të ngjashme për tu përhapur tutje", ka deklaruar zëdhënësi i Facebook-ut Barry Schnit për agjencinë e lajmeve Reuters, por, siç ka pohuar ai, "është një përqindje shumë e vogël e përdoruesve të cilët janë infektuar".

Koobface shpërndahet me dërgimin e porosive tek miqtë me anë të kompjuterit i cili veçmë është infektuar me virus. Porositë e tilla zakonisht në titull kanë "You look just awesome in this new movie", dhe gjëra të ngjashme, dhe më pas nga pranuesit e porosisë kërkon të shkarkojnë përditësimin e supozuar të flash playerit nga Adobe Systems Inc.

Nëse kjo bëhet, virusi i shkarkuar i dërgon ata në faqet e infektuara kur tentojnë t’i qasen faqeve si Google, Yahoo, MSN e Live.com, raportojnë hulumtuesit e programit kundër viruseve McAfee. Ata qysh të mërkurën ua kanë tërhequr vëmendjen përdoruesve se Koobface është duke u sjellë nëpër Facebook, dhe të kanë kujdes se çfarë po ruajnë në kompjuterin e tyre.

Nga Facebook rekomandojnë fshehjen e të dhënave personale nga përdoruesit të cilët nuk kanë llogari të hapur në këtë faqe. Gjithashtu, këshillohet fshirja e e-mailave të cilët janë të infektuar, e madje është vendosur edhe udhëzimi se si të pastrohen kompjuterët e infektuar.

www.facebook.com
Burimi: http://www.telegrafi.com/?id=8&a=853
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://dhc-team.albanianforum.net
 
Virus i ri në Facebook
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers Crew :: Informohu & Qendra e Forumit :: Revista Informatike-
Kërce tek: