Drenica Hackers Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Drenica Hackers Crew


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 PHP për fillestaret

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 103
Join date : 12/06/2009
Age : 29
Location : n'bOten e GjaLL !!..

PHP për fillestaret Empty
MesazhTitulli: PHP për fillestaret   PHP për fillestaret Icon_minitimeTue Jun 16, 2009 8:33 pm

--------------------------------------------------------------------------------

PHP
Pasi që tani ju keni një kohe që keni bër eksperiencë me HTML dhe ndoshta keni qen edhe nepermjet JavaScript dhe ndonje gjuhe tjeter programuse/skriptuese, tash ju vetem se jeni futur ne boten e programimit. He he ju me siguri tash deshironi të merrni me shumë njohuri rreth PHP.

Çka është PHP?

Php mund të krahasohet me ASP. Ndryshimi është që ASP është nje produkt nga Microsoft dhe mundet vetem të kontaktoj përmes server nga Microsoft. Php është "Open Source", që do të thot që nuk eshte një firm qe e ka prodhuar PHP, mirëpo kjo gjuhë programuse eshte zhvilluar nga nje grup njerzish.

Php percakton Hypertext Preprocessor (me origjin Personal Home Page) dhe eshte nje gjuhe e bazuar ne nje server dhe e integruar nga HTML që përdoret për të bëre faqe dinamike.

PHP ështe nje gjuhe e lehtë programuse me shumë gjuhe tjera programuse që perdorin nje web-server. Eshtë e mundur të perdorni systemin e databazave MySQL se bashku me PHP.

Shumica e atributeve në PHP janë marr nga gjuhe tjera programuse si: C, Java dhe PERL. PHP eshte me i mirë për ndertimin e web-faqeve se psh. PERL për arsyje se PHP është bër vetëm te ndertosh faqe të internetit me të, kurse PERL mundet të perdoret edhe për gjera tjera. Kjo bëne që PHP eshte më e leht të perdoret ne kete fushë.

Si tja fillojm me PHP

Si dhe gjuhët tjera programuse dhe php ka nje skelet i cili gjithmon duket keshtu:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php


?>Ky shembull është pa asnje tekst, dhe pa asnje komand tjeter vetem, skeleti për kete arsyje e kam heq fare shembullin se po e hapet, hapet nje faqe e thatë.
<?php: Percakton fillimin e nje php dokumenti.
?>: Percakton mbarimin e nje php dokumenti.
Gjdo gjë që shkruhet mes <?php dhe ?> duhet të jet ne php dhe komandat e php-s

Tashti po shkojm nje shkall më tej dhe po ja nisim të tregojm se si ju mundeni të shkruani ne nje PHP dokument komanden më te leht dhe me të nevojshme echo ose print. Si perdoren keto dy komanda? Te dyjat kan të njejtin funkcion, dmth. ështe njesoj ne qoft se e shkruni echo në vend të print. Keto komanda përdoren që teksti të jet i dukshem për vizitoret e faqes, dmth. gjdo gje që shkruhet ne mes të echo "ketu"; ështe e dukshme për vizitoret. Ja një shembull për ketë:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php

echo "teksti qe deshironi ta shkruani";
print "teksti qe deshironi ta shkruani";

?>

Në qoft se ju tashti klikoni dhe e shikoni shembullin e më lart atëher ju do te shikoni të shkrur tekstin 'teksti qe deshironi ta shkruani' ne dy vende nje nje dokument të thatë.

PHP Variables

Të gjitha variables në PHP fillojn me nje shenjë dollari '$'. Dhe janë shume të lehta për perdorim. Ja një shembull me variables:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php

$tekst="Si jeni?";
echo $tekst;

?>Në qoft se deshironi të lidhni bash dy variables se bashku ne nje dokument atëher shikoni shembullin me posht:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php

$tekst="Si jeni?";
$tekst1="Mirë po ju?";
echo $tekst . " " . $tekst1;

?>Në qoft se ju tashti e shikoni shembullin e me larë ju do te shikoni tekstin keshtu: 'Si jeni? Mirë po ju?'.

PHP në HTML

PHP është e mundur të futet ne HTML pa asnje problem, bile kur nje shfletus (browser) e hap nje php dokument ai e rikthen atë ne HTML. Dhe keshtu ju mundeni ta futni PHP ne HTML:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<html>
<head>
<title>TITULLI I FAQËS</title>
</head>

<body>

<?php echo "Teksti juaj ketu"; ?>

</body>
</html>Është shumë e thjesht vetem merreni dhe perdorni skeletin e HTML dhe ju e vendosni ku të doni skeletin e PHP-se pastaj.

Në qoft se ju deshironi ta ndryshoni ngjyren apo madhesin e tekstit në 'Teksti juaj ketu' mbrenda në PHP atëher shikoni shembullin ne vijim:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<html>
<head>
<title>TITULLI I FAQËS</title>
</head>

<body bgcolor="#000000" text="#ffffff" link="#ff0000" vlink="#00ff00" alink="#0000ff">

<?php echo "<font size=\"4\" color=\"ff0000\">Teksti juaj ketu</font>"; ?>

</body>
</html>Siq dhe ju vëte e shikoni une perdora '\' gjdo hëre para '"'. Ne qoft se me pysni pse kjo ështe e nevojshme? Une nuk mundem të tju jap asnje pergjigje, mirëpo ështe vetem keshtu. Kjo vlen dhe për imazhe, kallauz (link) etj. që kan symbolin '"' i vendoset ky symbol përpara '\'.

Komentet në nje PHP dokument

Kur ju ja filloni të programoni, me gjera të komplikuara dhe deshironi tja jepni dikuj tjeter atë/ato scripte që ju keni programuar vëte do të ishte mirë që ai person i cili i merr atë/ato scripte të kishtë nje koment për secilen komand. Kjo do ti ndihmonte shume per të kuptuar script-in/et. Ja ketu ju tregojm se si mundeni ti shkruni nje komant ne nje PHP dokument. (Vini re: Komentin nuk munden ta shikojn vizitoret e faqes).

Shembull:
Kodi:
<?php


Kodi:
// Ky është nje koment

/*
Ky ështe nje koment
me shume rreshta
*/

?>

Ne e heqem shikimin e shembullit se siq tham më lart, nje koment ne PHP vizitoret nuk munden ta shikojn.

If dhe else syntaxat

Për keto syntaxa nuk mund tju shpjegoj shumë arsyja është që eshte veshtirë tju a shpjegoj ne gjuhen shqipe, shpresoj për mirëkuptim për kete. Mirëpo une do të mundohem tju a shpjegoj nje shembull shumë të leht.

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php

// Kjo bën nje variable me daten që D tregon për ditë, day në anglisht
$dita= date ("D");

/*
Në qoft se dita ështe e premte, Fri nga gjuha angleze
atëher ju do të shikoni tekstin Kalofshi një vikend të mire.
*/
if (dita=="Fri")
{
echo "Kalofshi një vikend të mirë.";
}
/*
Në qoft se dita nuk ështe e premte
atëher ju do ta shikoni vetem tekstin Kalofsh një ditë të mbarë.
*/
else
{
echo "Kalofshi një ditë të mbarë.";
}

?>Shpresoj që e kuptuat se si kjo funkcion, në qoft se nuk keni ndonje gje të qart atëher na kontaktoni përmes email-it.

While, do dhe for statement


While
Dhe për kete funkcon se pari do tja filloj me nje shembull:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php

$i=1;
while($i<=5)
{
echo "Numri është " . $i . "<br />";
$i++;
}

?>Ky funkcion (script) vepron keshtu në qoft se $i është 1 automatikisht ju do të shkruani numrat nga 1 deri me 5. While bën ndaljen e numrit pas numrit 5. Si zakonisht shikojeni shembullin dhe studjone kete funcion dhe beni ekspermente.

Do
Do funkcioni si zakonisht punon se bashku me while, ja nje shembull:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php

$i=0;
do
{
$i++;
echo "Numri është " . $i . "<br />";
}
while($i < 5);

?>Dhe ketu ju se pari urdheroni se $i ështe baraz me 0 dhe ju shtoni me nga nje ketë numer dhe ja fillon ti shkruan. Përderi sa $i është me e vogel se 5. Në qoft se ne nuk e kishim vendosur funkcionin while ne fund, ky kodë nuk do të funkciononte.

For
Ky script nuk është i mirë ne qoft se ju deshironi të shkruani nje gje për shume herë, ja nje shembull:

Shembull:

Kodi:

Kodi:
<?php

for ($i=1; $i<=5; $i++)
{
echo "Ky ështe nje shembull për funkcionin for <br />";
}

?>Ky script do të mundeson shenimin e fjales 'Ky ështe nje shembull për funkcionin for' për 5 here.

Funkcione tjera
Si ta gjejm ip adresen, shfletusin (browser) dhe nga cila faqe na viziton dikush.

Php ka disa variable të vetat që janë shmë të lehta dhe kryejn funkcione të medha. Disa nder to janë Gjetjen e IP adreses, gjetjen e shfletusit (browser) dhe gjetjen e faqes që nga ai vizitor vjen deri ne faqen tonë.

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php

echo "Ju na vizitoni nga kjo faqe: " . $_SERVER["HTTP_REFERER"] . "<br>";
echo "Shfletuesi (browser) juaj është: " . $_SERVER["HTTP_USER_AGENT"] . "<br>";
echo "Ip adresa juaj është: " . $_SERVER["REMOTE_ADDR"] . "<br>";

?>Pra komanda $_SERVER["HTTP_REFERER"] gjen faqen që nga vizitoret vijn, kurse komanda $_SERVER["HTTP_USER_AGENT"] gjën se c'far shfletuesi ju keni në kompjuterin tuaj dhe në fund komanda $_SERVER["REMOTE_ADDR"] gjën Ip adresen tuaj.

Funkcioni Header( ): Location

Me funkcionin header( ) mundesh të besh shumë gjera mirëpo ne do tju tregojm vetem nje nder to, nje e cila me siguri ju nevoitet dhe është shume e leht të mesohet. Po folim pikerisht për dergimin e një faqeje ne nje faqe tjeter. Dmth. në qoft se kjo faqe është mbyllur dhe une dua që vizitoret ti dergoj automatikisht (pa e verejt ata qe ato po transportohen ne nje faqe tjeter) atëher une perdori shembullin në vijim:

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<?php
header("Location: http://www.adresajuaj.com");
?>
<html>
<head>
<title>TITULLI I FAQËS</title>
</head>

<body bgcolor="#000000" text="#ffffff" link="#ff0000" vlink="#00ff00" alink="#0000ff">

</body>
</html>Arsyja se pse kjo komand header( ) ështe ne fillim të nje dokumenti është se HTML mund ta parandaloj që kjo komand të zhvillohet. Në shembullin e me lart nese e shikoni atëher ju do të transportoheni ne faqen e parë menjeher.

Funkcioni include( )

Pasi që të ja nisni të programoni me PHP, ju në të shumtën e rasteve në gjdo faqe do të perdorni komanden include( ). Si funcionon dhe cfarë detyre kryen kjo komand? Kjo komand lidhë një dy file se bashku ne nje faqe. Dmth. ta lejm ne kemi 3 faqe njera ështe faqja kryesore (index.php) kurse tjetra është faqja me logo dhe meny (top.php) dhe faqja e mbram faqja ku ështe teksti dhe permbajtja, (body.php). Ne shumë leht mundem ti lidhim faqen top.php me faqen body.php në nje vend të dyja se bashku. Pra ne faqen e parë (index.php).

Shembull:
Kodi:

Kodi:
<html>
<head>
<title>TITULLI I FAQËS</title>
</head>

<body bgcolor="#000000" text="#ffffff" link="#ff0000" vlink="#00ff00" alink="#0000ff">

<?php
include "top.php";
?>

<?php
include "body.php";
?>

</body>
</html>Ndoshta ju duket si komanda frames në HTML, në nje menyrë mund të bëhet nje krahasim më të mirëpo kjo ështe pak më ndryshe.

Funkcioni date( )

Deshironi ta vendosni datën në faqen tuaj, ndoshta edhe oren aty, më nje komand shumë të leht mund ta beni këtë.

Shembull:

Kodi:

Kodi:
<?php
echo "Data sot: " . date("d.m.Y");
?>Shkronja d percakton fjalen day ne numer, shkronja m percakton fjalen month dhe shkronja Y percakton fjalen year. Kur ju e shikoni shembullin atëher ju do ta shikoni datë në ketë format: 00.00.0000.

Forms në php

form.html:
Shembull:
Kodi:

Kodi:
<html>
<head>
<title>TITULLI I FAQËS</title>
</head>

<body bgcolor="#000000" text="#ffffff" link="#ff0000" vlink="#00ff00" alink="#0000ff">

<form action="form.php" method="POST">
Si quheni?: <input type="text" name="emri">
Sa vjecar/e jeni?: <input type="text" name="mosha">
<input type="submit" value="Kliko ketu">
</form>

</body>
</html>

form.php: Kodi:
Shembull:
<html>
<head>
<title>TITULLI I FAQËS</title>
</head>

<body bgcolor="#000000" text="#ffffff" link="#ff0000" vlink="#00ff00" alink="#0000ff">

Mirë se erdhe <?php echo $_POST["emri"]; ?> <br>
Mosha juaj është: <?php echo $_POST["mosha"]; ?> <br>

</body>
</html>Pra se pari une morra një HTML dokument me form ku tek action="form.php" vendosa adres ku fili tjeter i merr të dhenat cka ju shkruni në kete rast form.php.

<input type="text" name="emri"> siq pë shifni une i kam jep nje emer kesaj etiket që me nevoitet tek fili tjeter pra form.php.
<input type="text" name="mosha"> dhe këtë etiket e kam emruar me mosha, dhe kjo me nevoitet për tek fili form.php pastaj.

Tashti shkojm tek form.php, variables e PHP-s $_POST["emri"]; merr informacinon nga dokumenti që vjen ketu, në kete rast ky e merr informacionin per etiketen e emrit.

Analizojeni pak dhe me sigur e kuptoni. Nuk ështe edhe gje tragjike kjo.

Kaq edhe sa për PHP e dij që kemi lën shumë gjera pa ja u treguar mirëpo ato kryesoret dhe me të nevojshmet ja u kemi mesuar. PHP ështe nje gjuhë programuse shume e madhe dhe do shumë kohe që te mesohet, prandaj ju mos u ndalni për te mesuar PHP, se keto cka i mesuat në kete mesim (tutorial) ështe vetem fillimi.

Të gjitha të drejtat e ketij mesimi janë të reservuara, dhe ndalohet publikimi i ketij mesimi ne vende publike pa lejen e autorit.

VINI RE! Kjo guide eshte shkruar para 4 viteve dhe mund te kete ndonje gabim te vogel, sidoqoft komandat jan te njejta dhe nuk ka ndonje ndryshim.

autor RoliHAck
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://dhc-team.albanianforum.net
 
PHP për fillestaret
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers Crew :: Gjuhe Programuese :: PHP Scripts-
Kërce tek: