Drenica Hackers Crew
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Drenica Hackers Crew


 
ForumLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Partia Pirate fiton vendin e vet në Parlamentin Evropian

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin


Numri i postimeve : 103
Join date : 12/06/2009
Age : 29
Location : n'bOten e GjaLL !!..

Partia Pirate fiton vendin e vet në Parlamentin Evropian Empty
MesazhTitulli: Partia Pirate fiton vendin e vet në Parlamentin Evropian   Partia Pirate fiton vendin e vet në Parlamentin Evropian Icon_minitimeTue Jun 23, 2009 7:01 pm

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Suedi kanë sjellë sukses të madh për Partinë Pirate, e cila angazhohet për shkarkim të lirë të filmave, muzikës dhe përmbajtjeve tjera nga interneti, sepse ka arritur të zë një vend në mbledhjen e ardhshme të parlamentit.

Partia Pirate ka fituar madje 7.1 për qind të votave në zgjedhjet suedeze, që është një sukses jashtëzakonisht i madh për një grup aktivistësh të cilët luftojnë për rrëzimin e sistemit për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe zvogëlimit të mbikëqyrjes së internetit.

"Kjo është fantastike”, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve Reuters kandidati i Partisë Pirate Christian Engstrom duke vlerësuar se rezultatet e zgjedhjeve dëshmojnë se për shumë votues është me rëndësi integriteti personal dhe marrëdhënia e drejtë ndaj shoqërisë së re të informacionit.

Partisë i është rritur popullariteti dukshëm pasi që muaj më para katër administratorët e faqes për shkarkimin e dosjeve torrent Pirate Bay në gjyq janë shpallur fajtorë për shkelje të drejtave autoriale dhe janë dënuar me një vit burg si dhe dënim material prej 30 milionë krunash suedeze (2.75 milionë euro).

Pirate Bay është njëra prej faqeve më të njohura në botë për shkëmbimin e materialeve. Ajo është themeluar në vitin 2003 nga organizata Piratbyran e cila lufton kundër mbrojtjes së drejtave autoriale, derisa katër të dënuarit e kanë udhëhequr atë. Nëpërmes kësaj faqe çdo ditë shkëmbehen miliona materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://dhc-team.albanianforum.net
 
Partia Pirate fiton vendin e vet në Parlamentin Evropian
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Drenica Hackers Crew :: Informohu & Qendra e Forumit :: Revista Informatike-
Kërce tek: